Rezoluta e OKB-së/ Kurti: Gjenocidi shënon masakrën më brutale! Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar sërish miratimin e Rezolutës së OKB-së, për Gjenocidin në Srebrenicë. Në një postim në llogarinë e tij në X, Kurti ka shkruar se gjenocidi në Srebrenicë shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi Kurti.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën. Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos. Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *