Përdhunoi dhe rrahu për vdekje bashkëjetuesen 18-vjeçare, detaje rrëqethëse nga vrasja e Marigona Osmani

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zbuluar detaje nga dosja e vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nga Dardan Krivaqa në bashkëpunim me Arbër Sejdiun.

19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Vdekja u shkaktua pas dhunës së ushtruar, me karikues telefoni e shkop. Në arsyetimin e gjykatës së Ferizajt thuhet se Krivaqa me dashje dhe në mënyrë mizore ka goditur deri në vdekje 18 vjeçaren me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Para aktit të rëndë dyshohet se viktima është përdhunuar nga autorët.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar mjaftueshëm mizoria e kësaj vrasje, derisa në aktgjykimin e dytë përmenden hapat që ka ndërmarr gjyqtari për këtë.

Krivaqa u shpall fajtor dy herë për veprën penale vrasje e rëndë, e Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. 18-vjeçarja Marigona Osmani vdiq më 22 gusht të vitit 2021.