Parlamenti Europian kërkon hetim dhe ndjekje penale për ata që sulmuan trupat e KFOR


Hetim të plotë dhe ndjekje penale për ata që sulmuan ushtarët e KFOR. Kjo është kërkesa shtesë që u bë sot nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon.

Një kërksë shtesë dhe thelbësore: Hetim të plotë dhe ndjekje penale atyre që sulmuan ushtarët e KFOR. Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës ushtarëve të KFOR dhe i urojmë shërim të shpejtë” shkruan raportuesja për Kosovën në një postim në twitter.

Përshkallëzimi në veri të Kosovës kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.