Osmani: S’ka autonomi për komunat me shumicë serbe…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk ka rrezik për autonomi për komunat me shumicë serbe me anë të marrëveshjes së arritur në Ohër, ku parashihet edhe themelimi i Asociacionit.

Osmani u shpreh për mediat në Kosovë, se edhe nëse do të kishte tendenca të tilla, një gjë të tillë nuk do ta lejonte.

“Nuk ka asnjë autonomi. Çfarëdo që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do t’iu takojëatyre deputetëve të vendosin për diçka të tillë.

Por, si Presidente e Republikës, në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar parametrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7, por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur”, theksoi ajo.

Check Also

Sveçla pas aksionit anti-drogë në Pejë: Prapa hekurave është vendi i kriminelëve që merren me punë të tilla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *