Ngërçi parlamentar, presidentja Osmani kërkesë Gjykatës Kushtetuese për sqarime: Po krijohen konflikt kompetencash
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e një konflikti kompetencash kushtetuese që sipas saj është krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Përmes një konference për media Osmani theksoi se ka vepruar në përmbushje të detyrës së saj kushtetuese për të mbrojtur funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.
“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Duke qenë se çdo afati detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim I aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë edhe pasoja juridike por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh. Duhet të sqarohet edhe çka ndodh nëse konstituimi i Kuvendit bëhet pas 26 korrikut. Mosrespektimi i aktgjykimeve nënkupton mosrespektim të Kushtetutës”, ka thënë Osmani.
View this post on Instagram