Një efektiv policie në Kosovë është vënë në pranga nën akuzën për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Mediat raportojnë se ka pasur një denoncim në komisariat ndaj policit të arrestuar. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Efektivi u dërgua në paraburgim ku i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në zbardhjen e rastit.
“IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.
Veprimet e mëtejshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”- thuhet në njoftimin zyrtar.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ