Lajçak takon Vuçiç në Beograd/ Qëllimi procesi i dialogut me Kosovën

Pas takimit me presidentin serb ndermjetesi Lajçak ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij ishte mbledhja e informacionit se si Beogradi dhe Prishtina e shohin procesin e zbatimit. Vuçiç u shpreh se Prishtina duhet që të themeloje bashkesine e komunave serbe dhe vetem pas kesaj do te diskutoje pikat e tjera te marreveshjes.

Fokusi i bisedimeve ishte udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel. Lajçaku beson se marrëveshja duhet që të zbatohet të paktën pjesërisht, nëse jo plotësisht, dhe se harmonizimi “i një pjesë të mirë” të udhërrëfyesit do të përbënte sukses.

Sipas tij të dyja palët duhet të pajtohen për aneksin e zbatimit, sepse Marrëveshja nuk do të jetë ligjërisht e detyrueshme pa të. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri  Kurti do të takohen në Ohër më 18 mars në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshja nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë por në nenin 2 të propozimit përmendet fakti që palët duhet të respektojnë integritetin territorial dhe të mos e pengojne njëra-tjetrën në proceset integruese.

 

 

Check Also

BE-ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën

Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *