Kurti takohet me Borrell dhe Lajçak në Bruksel


Që prej orës 16:30 ka nisur takimi mes Albin Kurtit dhe Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Bruksel.

Fillimin e takimit me Kurtin e ka konfirmuar Borrell, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.