Kurti në Kuvend: KFOR-i s’duhet të heshtë, të urdhërojë…

epa08323129 (FILE) – Prime minister of the Republic of Kosovo Albin Kurti gestures during an extraordinary press conference in Pristina, Kosovo, 26 February 2020. The Prime minister of the Republic of Kosovo Albin Kurti has been ousted through a no-confidence vote over his government’s coronavirus response. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me rrëmbimin e tre policëve në veri. Ai tha se deklaroi se KFOR-i do të duhej të ndërhynte ndaj rrëmbimit të policëve në Leposaviç nga forcat serbe, pasi siç tha ai, kjo ishte përgjegjësi e këtij institucioni.

Nga Kuvendi, kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se është në pritje nga KFOR, që të marrë përgjegjësinë dhe të urdhërojë Serbinë për lirimin e 3 efektivëve.

“Mbrojtja e vijës kufitare në pjesën veriore të republikës është përgjegjësi e përbashkët e KFOR dhe policisë së Kosovës në rastet kur agresioni i përmasës ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Kjo ndër të tjera për shkak të mandatit ndërkombëtar të NATO-s dhe përgjëgjësisë që ajo ka marrë kur e dakordoi një marëveshje me ish kryeministrin Thaçi duke parandaluar shkuarjen e ushtrisë tonë në atë pjesë të shtetit.

Prandaj ne jemi ende në pritje nga KFOR-i që të marë përgjegjëinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës duke urdhëruar Serbinë që të kthejë në Kosovë policët dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit teritorial, sovraniteti dhe pikës 4 të marrëveshjes së Kumanovës. KFOR-i nuk do të të duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndëron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur dhe ashtu do e mohojë një pëergjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur ta përmbushë efektivisht.”, tha Kurti.