Gjykata e Hagës lejon Thaçin të shkojë në Kosovë pas ceremonisë mortore të babait, Haradinaj: E bënë sa për sy e faqe

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë miratuar kërkesën për lejen që Hashim Thaçi të udhëtojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka dërguar një korrespondencë për rastin e moslejimit të Thaçit të merrte pjesë në varrim.

Në një reagim, Nasim Haradinaj ka thënë se leja për Thaçin është dhënë “sa për sy e faqe,” duke shtuar se kjo nuk ka asnjë vlerë, as njerëzore dhe as profesionale.