Escobar: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media tha se Shtetet e Bashkuara s’kanë votë në Këshillin e Evropës dhe ka shtuar se ka pasur shqetësime nga disa vende anëtare që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera lidhur me minoritetet s’janë plotësuar.

Escobar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së që është që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe se Washingtoni zyrtar vazhdon të punojë për këtë. Ai ka pasur edhe një porosi për Kosovën duke e udhëzuar që të dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë.

“SHBA s’ka votë. Por e di që ka shqetësime tek disa anëtarë, që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë viteve të fundit dhe disa çështje me minoritetet s’janë plotësuar. Është qëndrimi i SHBA-së që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Kosova duhet të dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”, ka deklaruar Escobar.