Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovës, çfarë do ndodh pas 46 seancave?
Dështon sërish tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë.
Vendi po përballet me një ngërç institucional të zgjatur, që ka penguar formimin e organeve legjislative dhe të qeverisë së re.
Të gjitha përpjekj kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospajtimeve ndërmjet partive politike për ndarjen e posteve kyçe dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në thelb të bllokadës qëndron mungesa e një marrëveshjeje për krijimin e komisionit i cili do të duhej të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit.
Partitë PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK e Nisma vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për këtë komision, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje insiston në kandidaturën e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun dhe mënyrën e votimit të fshehtë.
Qytetarët dhe faktori ndërkombëtar kanë bërë thirrje të përsëritura për përgjegjësi politike dhe urgjencë në zgjidhjen e krizës. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse edhe ky tentim do të sjellë ndonjë ndryshim konkret. Seanca e radhës mbahet të martën e 15 korrikut.