Gazetari Gazmend Sahiti ka denoncuar sëfundmi se
qendra shëndetësore në Prizren ka kaluar në pronësi të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës.
SKANDAL/ Qendrat shëndetësore në Prizren kanë kaluar në pronësi private të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo dhuratë për AAK është për shkak të marrëveshjes së Koalicionit me PDK në Komunën e Prizrenit. Për këto punësime kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është duarlidhur pasi nuk mund të ndikojë për shkak të marrëveshjeve partiake. Aktualisht qendrat shëndetësore janë nën administrimin e AAK, ndërsa në krye të punësimeve për stafet ndihmëse, (infermierët) është ngarkuar, Burbuqe Krasniqi Berisha, (motra e Kryetarit të AAK për Prizrenin Besnik Krasniqi). Burbuqe Berisha fillimisht merr personat në punë dhe më pas hap konkursin. Një rast i ngjashëm po ndodh tani. Në një nga qendrat shëndetësore në Prizren janë punësuar 3 infermiere, (anëtare të AAK Prizren), por konkursi për këto infermierë do të hapet në datën 3 korrik nga Komuna e Prizrenit! Ndërkohë që të dhënat tashmë janë bërë gati për konkursin dhe Komuna e Prizrenit pret vetëm datën 3 Korrik për të miratuar farsën e drejtoreshës…
Regjistrohu në buletinin tonë informativ