Blinken reagon ashpër për tensionet në veri të Kosovës: Kurti të ndalojë menjëherë…
- 26 May, 2023
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë masat e dhunshme në veri të Kosovës për të futur në ndërtesat e komunave kryetarët e rinj dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE.
”E dënojmë fuqishëm aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit që po shkakton tensione. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai ndër tjerash.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ