E plotë/ Dhunë, mungesë energjie, probleme me elektronikën dhe fitorja e PS në disa bashki ,çfarë ndodhi në vend

Që prej orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme, datë 14 maj 2023, qytetarët shqiptarë, në të 61 bashkitë e vendit, votojnë për përfaqësuesit e rinj të pushtetit vendor.

Megjithëse u përfol disa herë shtyrja e orarit të përfundimit të peocesit zgjedhor, një gjë e tillë u pa si e panevojshme nga ana e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Kështu, vendoret 2023, përfunduan në orën 19:00.

34.7% e shqiptarëve shprehën vullnetin e tyre me votë, për përzgjedhjen e kandidatit që duan në drejtim të bashkive ku ata jetojnë.

Respektivisht, krahasuar me qëndroret e vitit 2021, pjesëmarrja është mbi 8% më pak.
Ka dy arsye përse mund të ketë ardhur kjo rënie, kaq e ndjeshme:

-Ose shqiptarët kanë humbur besimin dhe nuk kanë hedhur votat e tyre në kuti.
-Ose, arsyeja e dytë, që është edhe në e mundshmja, shumica janë larguar jashtë vendit, legalisht e ilegalisht.

Mungesa e vullnetit për të zgjedhur është një minus për demokracinë e çdo shteti. Sa herë që bie numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, rriten shancet për fitore të partive në pushtet. Duke bërë kështu një shtet që anon më shumë nga monokracia.

Nga ana tjetër, dobësimi dhe përçarja e opozitës, i dha mundësinë Partisë Socialiste ta merrte fitoren në tavolinë. Votat e mbështetësve të partive opozitare u ndanë në dy e në tre pjesë.

Fitorja bindshëm e pushtetit vendor, duket se i jep fund njëherë e mirë shpresës së Partisë Demkratike e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për çfarëdolloj pushteti të ardhshëm.

Megjithatë le të rikthehemi tek ajo se çfarë ndodhi përgjatë ditës së sotme në rang vendi.
Një process që nisi me problematika të shumta në mëngjes, por që u asgjësuan në orët në vijim. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pra kreu i saj, duket se nuk ja doli të implementojë më së miri verifikimin elektronik dhe votimin në këtë metodë gjithashtu.

Komisionerëve, në shumicën e qendrave të votimit në rang vendi, ju u desh të riktheheshin në metodat e vjetra, atë të verifikimeve manuale, me listë.

Process ky që i hapi rrugë edhe tentativave për votime të dyfishta. Një numër i konsiderueshëm u konstatua nga vetë KQZ, ndërsa nuk mund të thuhet se ka pasur raste që munf tju kenë shpëtuar.
Nuk mungoi as dhuna dhe tentatviat për manipulim e ndikime në këtë process zgjedhor.
Përfaqësues të partive opozitare u kthyen shpesh në aktivistë e iniciues sjelljesh të pahijshme. Nga zënkat e rrahjet, tek hyrjet në Qendra Votimi pa autorizim. E nga ana tjetër nuk munguan edhe intimidimet.

Dirigjimi nga ana e opozitës e akteve të tilla, nuk tregoi asgjë më shumë sesa frikë nga humbja dhe pamundësi për të fituar vëmendje ndryshe.

Përgjatë gjithë ditës së sotme, kishte akuza e kundër akuza. Nga njëra anë opozita që denonconte për shkelje, e nga krahu tjetër mazhoranca që akuzonte opozitarët për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Nga Shkodra, kandidati i Bashkë Fitojmë, njëherësh kryetar bashkie, Bardh Spahia, denoncoi publikisht praninë e personazheve të botës së krimit në ambjentet ku votohej.

Pasditja deri në përfundim të procesit do të ishte e qetë.

Me të kaluar një orë nga mbyllja e procesit, doli edhe rezultati paraprak për bashkitë ku u votua elektronikisht. Në të treja, Elbasan, Vorë e kamëz, kryeson Partia Socialiste, me tre kryetarët aktualë të bashkive.

Ndërsa edhe në rang vendi, me numërimin e kutive të para, duket se PS do të ketë një tjetër fitore bindëse.
Vijon….

Check Also

FBI i jep fund dyshimeve, ish-Presidenti Trump u godit vërtet nga plumbi

FBI-ja deklaroi se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *