Bitcoin arrin një nivel të ri rekord, vlen mbi 120,000 dollarë

Bitcoin ka kaluar për herë të parë nivelin historik prej 120 mijë dollarësh, duke shënuar një moment kyç për kriptomonedhën më të madhe në botë. Çmimi arriti një rekord prej 122,571 dollarësh . Bitcoini po perjeton kohera te arta qe kur erdhi Donald Trump ne krye te Shtepise se Bardhe.

Rritja vjen në një javë vendimtare për industrinë, ndërsa në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të shqyrtojë një sërë projektligjesh, për ti siguruar industrisë së aseteve dixhitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohesh.

Presidenti Donald Trump ka dhënë mbështetjen e tij të plotë, duke u vetëquajtur “presidenti i kriptovalutave”. Ether, XRP dhe Solana po ashtu shënuan zhvillime pozitive, ndërsa vlera e përgjithshme e tregut kripto ka kapur shifrën 3.81 trilion dollarë.

Uashingtoni e ka shpallur këtë si “javën e kriptovalutave, ndërsa Kongresi do të votoje për Aktin Genius, që do të vendosë rregulla të reja për stablecoin-et, si dhe ligje të tjera për mbikëqyrjen e teknologjive të reja financiare.