Universiteti mban “zi” në ditën e parë.

Sot ishte dita e parë e fillimit te universitetit, një universitet në prag te kaosit. Fakultetet e braktisura nga studentët sot po përpiqeshin të kapen pas raundeve të fundit të aplikimeve për plotësimin e kuotave ndonëse të vetëdijshëm para pamundësis për ta arritur. Në një vend si ky i yni ku degë si Fizika, Kimia, Matematika, Letersia, Filozofia rrezikojnë të mbyllen të shfaqin mjaftë qartë realitetin e shoqërisë tonë.

Një vend ku studentëve nuk u jepet mundesia të materializojn aftesit e tyre pas diplomimit në degë të till, ku realiteti i vendos në një luftë të ashper me vështirsitë ekonomike është tregues i qartë i situatës që ka kapluar shoqërinë tonë. Kur në ditën e parë të universitetit studentet e mjeksis i gjen në rrugë duke bojkotuar mësimin shkak i kushteve dhe tarifave të larta të vendosura, duket sikur situata në të cilën ndodhen studentët ka rënë në vesh të shurdhër e sy qorr.

Një gjendje e tillë kuptohet qartazi dhe me rritjen 20% të studentëve në universitetet private. Sistemi arsimor, vështirsitë ekonomike larguan studentët nga dyert e universitetit publik duke i drejtuar drejt privatit e shumë të tjerë drejtë dyerve te emigrimit.

Sot universiteti në Shqipëri mesa duket po mban me krenari “zi”, me një vetëdije te plotë që situata po shkon drejtë përkeqësimit.

Nga Armela Makaj