Tirana u la në gjak të pafajshmish…

Katër të vrarë dhe tetë të plagosur. Ky është bilanci i 12 ditëve të muajit Mars.

Tirana u gjakos, plumbat morën jetë të pafajshmesh.

Katër gra mbetën viktima të dorës së krimit.

Viktima të kësaj shoqërie. Viktima të shkaktuara nga dora e vetë gjyqtarëve, që fatkeqësisht kanë kaluar edhe sitën e Vettingut.

Teksa duhet të ishim në zi, në protestë, drejtuesit qëndrorë dhe vendorë, shpërndajnë sot njoftime për itinerarin e festës.

Replika zgjedh të bëjë sot, atë që nuk e bëri qeveria, as shoqëria.

Në vend të festës, në vend të pasqyrimit të shpenzimeve pa kriter, zgjedh të mbajë zi për viktimat e pafajshme.

Në nderim të shpirtit të tyre dhe të familjarëve që derdhin lot.