Rrugët e përgjakura të Shqipërisë/ Sa mund të parandalohen aksidentet?
Gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, numri i aksidenteve rrugore në të gjithë vendin ka qenë në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithsej janë shënuar 217 aksidente rrugore, 13 më shumë se dy muajt e parë të vitit të kaluar. Në muajt janar e shkurt të 2022 kanë ndërruar jetë 32 persona, 8 më pak se vitin e shkuar.
Referuar të dhënave zyrtare të policisë, në 217 aksidente 26 persona janë plagosur rëndë dhe 237 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, aksidentet janë kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç.
Disa nga akisdente e ditëve të fundit në vendin tonë:
-10 Mars
Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi-n’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj!
3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Tiranë, në mbikalimin e TEG.Aksidenti u regjistruar rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti.Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërrua jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital.
-11 Mars
Aksident në Kavajë, makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdes 33-vjeçarja
-12 Mars
Tjetër aksident i rëndë në Dibër, makina me dy të rinjtë del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë pasagjeri 20 vjeçar
-13 Mars
Aksident i dyfishtë në Sarandë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve.
-13 Mars
Aksident në Vlorë, lëndohen tre persona! Makina përfundon në kanal
Aksident me pjesëmarrës linjat e transportit publik në Tiranë.
-Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplaset urbani i Unazës, 10 të plagosur
Një prej urbanëve të Unazës në Tiranë u përfshi në një aksident të rëndë përballë Tajvanit, duke përplasur 9 automjete. 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e ngjarjes. Pamjet filmike tregojnë edhe momentin kur një kalimtareje i shpëton jetën mrekullisht pema që ndaloi makinën.
-Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 16 mars 2023, në zonën e Astirit në kryeqytet. Një automjet tip “Audi” bëhet me dije se është përplasur me urbanin e “Tiranës së Re”.
Kuvendi miraton me 102 vota pro ndryshimet e Kodit Rrugor
Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme në kodin rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime historike shërbimesh për qytetarët, me efekte të jashtëzakonshme kursimi e eliminimi angarish, si më poshtë:
Rinovimi i Leje Drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç! Pra kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje LD pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon LD pasi ke mbushur moshën 70 vjeç! (Shembull: Fitoni për herë të parë Leje Drejtimi B kur jeni 18 vjeç, rinovoni LD kur jeni 33 vjeç, 48 vjeç, 63 vjeç e në rinovimin e moshës 78 vjeç nisin afatet e shkurtuara!)
Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton – lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)


Drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të transportit rrugor Blendi Goxhja shpjegoi se si do te procedohet në këtë aspekt.
“Nuk i shtuam masave një tolerancë që përdoret në vendet e BE, ku lejohet që këta të përdorin mjete të fuqishme nën shoqërinë e prindërve apo familjarëve, sepse na mungon garancia. Prandaj zgjodhëm vetëm një kombinim fuqi-peshë, sepse rrezikshmëria lidhet me këtë ekuacion”, thotë Gonxhja.
Sipas tij të gjithë më pas duhet të kenë kujdes pasi në rast të ndalimit atëherë do të konsiderohet një shkelje e rëndë.
“Në rast se do të duam të marrim një mjet me qira, apo nga një shok, apo duhet të punojmë me një mjet të caktuar, duhet bërë kujdes që atyre që kanë patentat nga dy vitet e para, do të konsiderohen që janë duke ngarë një mjet pa patentë”, thotë Gonxhe.
Gjithashtu një risi tjetër është edhe zgjatja e vlefshmërisë e patentës deri në 15 vite. Lejet e drejtimit që janë drejt skandencës për t’u rinovuar përfitojnë vetëm pas rinovimit të lejes së drejtimit.
Instruktorëve të autoshkollave iu zgjatet e drejta për ushtrimin e profesionit deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që ishte. Ndërsa qytetarëve që iu është anuluar leje drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim.