OSBE/ODIHR e njeh Berishën
Nga Roberto GRUDA
Shqipëria zhvillon me 14 maj 2023 zgjedhjet vendore për 61 Bashki dhe Këshilla Bashkiak. Forcat politike që garojnë në këto zgjedhje janë bërë gati dhe kanë zbritur në terren me kandidatët respektiv.
Ashtu sikurse partitë politike, për këtë betejë elektorale janë bërë gati edhe arbitrat e këtyre zgjedhjeve të kryesuara nga Audrey Glover. Glover kthehet në Shqipëri për të monitoruar sërish një palë zgjedhje. E ka nisur këtë eksperiencë të gjatë në vendin tonë që nga viti i largët 1994. Britanikja është caktuar sërish Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për procesin e 14 majit dhe menjëherë ka nisur takimet me krerët politk të vendit për të dhënë direktivat e institucionit që përfaqëson, OSBE/ODIHR.
Ajo që spikati më shumë në këto takime të shefes së ODIHR ishte takimi me Sali Berishën pasi që pas shpalljes Non Grata duket se ndërkombëtarët janë mundur të shmangin takimet më të. Shtojmë këtu edhe problemet me vulën e partisë dhe mosmarrëveshjet me KQZ-në. Por si duket shefja e ODIHR e theu këtë akull dhe u takua me liderin e opozitës Sali Berisha, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Pas takimit që zgjati 90 minuta, lideri i opozitës Sali Berisha i paraqiti Shefes së Misionit Audrey Glover, një sërë problematikash që po regjistrohen gjatë fushatës.
Detaje të takimit i zbardhi lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë një prononcim për gazetarët, ku deklaroi se ndau me Aundry Glover dhe ekipin e saj, shqetësimet problematikat dhe shkeljet e mazhorancës që cenojnë procesin elektoral. Ish-kryeministri thekson gjithashtu se në takim u paraqitën të gjitha problematikat që cënojnë integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Vizita e saj në PD dëshmon misionin që ka marrë përsipër.
Glover nuk e shpalli Berishën Non Grata, edhe pse këtë e ka bërë SHBA-ja dhe Anglia. Ai nuk është më drejtues i ligjshëm i PD-së, por meqë praktikisht drejton koalicionin më të madh opozitar, shefja e ODIHR nuk e përjashtoi një takim me Berishën.
“Ne kemi në mend të takohemi me cilindo që është përfshirë në procesin zgjedhor.” – tha ajo.