Teksa kupola qeveritare është tronditur nga dosja ‘McGonigal’, sot të gjithë shkruajmë për një arrestim të bujshëm, atë të ish zyrtares së lartë, Alda Klosi.
Një metodë e përdorur shpesh nga organet dhe instancat, sa herë që duan të fshehin diçka më të madhe.
Ky arrestim duket se nuk është aspak rastësi, por një metodë e mirë për të mbyllur sytë dhe veshët përpara një megaskandali që përfshin edhe vetë kryeministrin e vendit.
Po ngre disa pyetje:
Kaq shpejt i përfundoi hetimet Prokuroria e Tiranës, ajo prokurori e cila ka në syrtarët e saj dosje dhjetëra-vjeçare, të pluhurosura nga harresa?
Pse nuk u ndalua që në fillim Alda Klosi?
Pse u mor dhe u rimor disa herë në pyetje Rozeta Dobi, dhe çuditërisht, në deklaratën e fundit të saj, paska thënë që paratë m’i jepte vetë Alda Klosi për t’ia ruajtur, sepse i druhej organeve?
Andaj, sot, në vend që të tërheqim vëmendjen ndaj asaj që na shqetëson të gjithëve, korrupsionit, merremi me një pikë në oqean.
Paratë që vodhi Alda Klosi, janë shumë pak krahasuar me paratë që u dhanë për të korruptuar agjentin e FBI-së. Të dyja janë paratë e shqiptarëve, të dyja janë humbje për xhepat tanë. Por humbja më e madhe a e dini cila është:
Të kësh një drejtues shteti që bie në nivelin e vartësve të tij.