Nga Roberto GRUDA
Ish-kryeministri Sali Berisha menjëherë pas shpalljes “Non grata” nga SHBA dhe përjashtimit nga Partia Demokratike në maj të 2021 paralajmëroi aksionin e radhës.
Berisha thirri në një bashkëbisedim demokratët në Tiranë, që më pas do të zhvendosej në mbarë vendin nën siglën “per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”.
Ndërkohë Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ditën e 15 shtatorit kërkuan referendum për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi Parlamentar. Teksa Berisha vijonte takimet në bazë ai i bëntë thirrje Bashës të jepte dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri dhe ish-lideri demokrat, Sali Berisha bëri një tjetër thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur prej tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha u bënte thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestë përpara selisë së Partisë Demokratike, protestë, që do të zhvillohej në orën 12:00.
“Më 8 janar, të gjithë demokratet dhe demokratët e PD-së në protestë para Selisë së PD!” shkruante Berisha. Motoja e protestës ishte: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.
Në kuadër të protestive Sali Berisha do të testonte veten me 7 korrik mbështetjen qytetare si kryetar i PD. Në një tryezë me shoqërinë civile ai zbuloi se PD ka menduar pikërisht këtë datë për protestën e madhe në Tiranë. Data 7 korrik është menduar nga PD të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë jashtëzakonisht e rëndësishme.Të bëjmë një punë intensive për suksesin e protestës tonë me 7 korrik dhe të angazhohemi që protesta të tjera do të vazhdojnë, do thoshte Berisha asokohe.
Ish-kryeministri tha se kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin.
Hapi i radhës Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte mbledhja me krerët e degëve të Tiranës është propozuar që protesta e 12 nëntorit të mbahet në orën 16:00.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në këtë mbledhje se 12 nëntori do të shënoje protestën më të madhe që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Protesta e radhës do të ishte Më 6 dhjetor, data kur në Tiranë pritet të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të zhvillonte protestën e radhës që do shoqërohej edhe me një incident, goditjen me grusht të Berishës nga një person nga turma.
Kryetari i PD vijoi me protestën e 11 shkurtit e cila erdhi si pasojë e dosje McGonigal ku përmendej edhe emri i Ramës.
Kjo protestë u njoftua nga Berisha pasi në akt-akuzën amerikane për agjentin e FBI, Charles McGonigal përmendej se ai ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
Protesta e radhës e Partisë Demokratike para parlamentit do të zhvillohej të enjten më 23 shkurt.
Ndër të tjera, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka shanse që t’i mbyllë gojën opozitës duke u nisur nga përjashtimet e deputetëve të Partisë Demokratike nga kuvendi me pretendimin se bllokonin foltoren dhe pengonin punimet e Kuvendit.
Protesta e ditës së sotme ka zgjatur rreth dy orë e 30 minuta. Në të njëjtën kohë me protestën ishte edhe seanca parlamentare. Sali Berisha mbajti një fjalim ku ndër të tjera theksoi që protestat do të vijojnë.
Por pas mbylljes së tubimit, në hyrje të selisë blu Berisha foli sërish për mediat duke mohuar që protesta e 3 Marsit të ketë për motiv ndikimin e vendimit të trupës së gjyqatërve për vulën e PD.
Lideri i opozitës u kujdes që të shpjegopnte të gjitha arsyet se përse shqiptarët duhet t’i drejtohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më 3 Mars.