Hipokrizia e dashnorëve të Statutit dhe kandidimi i Bashës!

Nga Ermal Peçi

Ishte viti 1992 kur Sali Berisha përdori shprehjen më të gabuar që mund të ketë thënë në këto 30 vite të jetës së tij politike që shqiptarët në raport me diktaturën komuniste ishin “Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor.” Kjo mund të ketë qenë thyerja e parë e asaj që quhet një parti e djathtë. Më pas me kalimin e kohës në Shqipëri, si një vend me plotë plagë ekonomike e sociale, kjo deklaratë kaloi në heshtje dhe brenda PD-së filloi të merrte formë improvizimi politik dhe njerëzor, për të ludruar në rrymat e forta që qarkullojnë larg syrit mediatik, por brenda detit partiak. Do të duhej të vinte një dallgë përtej oqeanit Atlantik që deti i Partisë Demokratike të kuptonte që deti blu që ne imagjinonim ishte pellg politik i ndenjur më shumë seç duhet. Ishte data 18 dhjetor kur u mblodh Këshilli Kombëtar dhe votuan në mënyrë unanime ndarjen nga e shkuara dhe pavarësisht se kush është personi, pesha e tij politike apo kontributi i tij në PD në momentin që do të shpallej non grata nuk do të kishte më punë brenda kësaj partie. U mor ky vendim për të vendosur një standard të ri në politikën shqiptare.

Një standard që vetë deputetët e votuan duke u distancuar nga e shkuara. Por ujërat rrodhën e mesa duket deputetët nuk po tregojnë qartësi politike duke përdorur mekanizma, të cilët tentojnë të pengojnë nisjen e garës brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Janë po të njëjtët deputetë, të cilët nuk zbatuan vendimin e kryesisë për të mbështetur kandidatët zyrtarë të PD-së, por u hodhën në krahët e rithemelimit, duke shkelur çdo statut e çdo rregullore të partisë dhe sot bërtasin në emër të statutit, kur në PD tashmë më në fund është hapur rruga për të pasur kryetarin e saj. Deti i trazuar mesa duket ditë pas dite po pastrohet dhe demokratët po shikojnë më qartë se çfarë intrigash janë luajtur në kurriz të tyre dhe kush është realisht fajtori për këtë gjendje dhe pse është imediate zgjedhja e kryetarit të ri.
Rikandidimi i Lulzim Bashës ka ngritur përsëri një tymnajë politike dhe akuza, të cilat nuk përmbajnë bosht politik, por thashetheme të cilat i përkasin një politike provinciale që është shumë larg asaj që qytetarët do të donin të dëgjonin.Realiteti politik, i cili është shumë larg thashemeve politike pasqyron një të vërtet tjetër. Basha është i vetmi individ, i cili është garancia e ndërkombëtarëve për të vazhduar procesin e shkatërrimit kreativ për të bërë fituese PD.

Për shkak të eksperiencës, viteve në politikë përballjes me një klasë politike arkaike në koncepte dhe veprime. Lulzim Basha ka fituar maturinë e duhur për të bërë hapin e madh dhe në situatën ku ndodhet PD dhe opozita. Sado denigrim dhe baltë të hidhet mbi figurën e Lulzim Bashës, në të vërtet është e vetmja dritare me perëndimin dhe një figurë politike që mund të cojë PD përpara. Një aktor politik, i cili ka mësuar nga goditjet e ulëta poshtë brezit në “sportin tonë politik”, aspak moral.
Tashmë Basha është i vetmi interlokutor me faktorin ndërkombëtar dhe partnerët strategjikë, çfarë do të thotë që kjo lëvizje e tij ka të ardhme në një vend ku ndryshimet e mëdha kanë ardhur gjithmonë nga jashtë sepse historia është e destinuar të përsëritet, vetëm aktorët janë ata që ndërrohen.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *