Dëshmitari i drejtësisë që refuzon ballafaqimin/ Çfarë e frikëson Luftar Reçin?

Nga Aida Topalli 

Ishte data 18 dhjetor 2020 kur përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit Shqiptar publikoi detajet e operacionit të quajtur ‘Asgjë nuk harrohet’. Bëhej fjalë për një nga operacionet më të bujshme, ku të skeduar dhe të arrestuar e të përfshirë, ishin emrat më të lakuar të botës së krimit në vend.
Një dëshmitar i drejtësisë, që më vonë rezultoi të ishte Luftar Reçi, tregoi përpara hetuesve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me një ngjarje të ndodhur tashmë 18 vite më parë. Vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.
Në gjithë rrëfimin e tij prej të penduari, Luftar Reçi dëshmoi se përgjegjësit kryesorë për këto vepra penale, janë Lulzim Berisha, Indrit Taullau, Emiljano Shullazi dhe Plaurent Dervishaj.
Kështu në vitin 2020, bazuar në këtë dëshmi, SPAK lëshoi 4 urdhër arreste, njëri prej të cilëve u ekzekuatua në vend, duke vënë në pranga Indrit Taullaun, ndërsa të tjerët vijojnë të jenë në kërkim.
Përjashruar Emiljano Shullazin, i cili aktualisht vuan dënimin e tij për ‘Gjobëvënie’ dhe ‘Krijimi i Grupit të Strukturuar Kriminal’.
Pas kësaj dëshmie, lindën edhe dyshimet mbi vërtetësinë e saj, e bashkë me dyshimet, lindi edhe një përplasje e ashpër mes personave të etiketuar dhe të penduarit të drejtësisë.
Emiljano Shullazi, kërkoi vazhdimisht përballjen me Luftar Reçin, por ky i fundit, nuk e pranoi në asnjë moment një gjë të tillë.
Kjo bëri që mes palëve të hidhen edhe akuza. Nga njëra anë Shullazi që shprehej se gjithçka ka rrëfyer Reçi është një sajesë, e nga ana tjetër, Reçi që thotë se e refuzon këtë përballje, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.
Teksa sot mbahej seanca e radhës në GJKKO për akuzën ndaj Emiljano Shullazit dhe tre të akuzuarve të tjerë, nga ana e këtij të fundit është kërkuar vazhdimisht që Reçi të marrë pjesë në gjyq, pasi donte ta shikonte përballë.
Edhe këtë herë, përmes një letre nga i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”, pasi është shprehur se paraqitja e tij në gjykatë nuk është e mundur për arsye shëndetësore. Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë:
“Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve. Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore…“- është shprehur Luftar Reçi.
Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia ka hedhur akuza se e gjitha është një bashkëpunim mes SPAK dhe Reçit.

“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një opgj pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”, tha Ilia Ilia.
Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi është shprehur se do ta shohë në sy Luftar Reçin kur dëshmon.
“Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është”, tha Shullazi.
Një mish-mash i krijuar për motive që nuk bëhen publike. Pikëpyetjet mbi arsyet e refuzimit të përballjes së Reçit me Shullazin dhe personat e tjerë që dalin në dëshminë që ai vetë ka dhënë, sa vijnë dhe shtohen. Për pasojë, shtohet edhe dyshimi i publikut, mbi vërtëtsinë e dëshmisë së tij.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *