Çfarë po ndodh në Shqipëri, pse sulmohen kaq shumë punonjësit e OSHEE-së?
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan gjatë orëve të natës në Tiranë, në drejtim të në një banese në zonën e Lundrës. Burime nga policia bëjnë me dije se nga është qëlluar kati i tretë i banesës, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.6 plumba janë qëlluar në drejtim te banesës, e cila është në pronësi të Dorian Ballës. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e 1 dhe te 2 të shtëpisë.3 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, teksa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat, siç ka treguar vetë pronari i banesës. Dorjan Balla punon si zyrtar i OSHEE.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Disa raste të tjera ku punonjësit apo drejtuesit e OSHEE-së janë vrarë, kërcënuar apo dhunuar:
Vritet drejtori i OSHEE-së në Vlorë
Drejtori i OSHEE Vlorë dhe një biznesmen kanë mbetur të vdekur (24 Maj 2017 ) në qytetin e Vlorës pasi u qëlluan me breshëri automatiku, në një lokal në “Sheshin e Flamurit”.I vrarë në vendngjarje ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, 44-vjeç edhe biznesmeni Erven Hyseni, 40-vjeç,.Autorët raportohet se kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje.
Dhunohet drejtori i OSHEE në Lezhë, 43-vjeçari gjendet brenda në makinë me fraktura në trup
Drejtori i OSHEE në Lezhë është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur (30 Nentor 2022)në zonën e Shënkollit, ku 43-vjeçari Edmir Perndreca teksa po udhëtonte me makine është përplasur nga prapa nga një tjetër automjet.Sipas Policisë, pas ngjarjes, Perndreca është dhunuar nga dy personat te cilet ishin pasagjere ne makinën tjetër.43-vjeçari është transportuar në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.Edmir Perndreca 43-vjec, mban prej me shume se 1 viti poston e drejtuesit të OSHEE.
Rrihet barbarisht, ndërron jetë faturisti i OSHE-së në Pukë
(20 Janar 2016)
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës faturisti i OSHE-së në Pukë, Bajram Hyseni.Mësohet se 47-vjeçari u dhunua barbarisht ndërsa ishte në krye të detyrës në fshatin Iballë të Pukës.Punonjësi i OSSHE ishte në një familje duke lexuar matësin e energjisë elektrike kur është goditur me mjete të forta nga shtetasi Pal Mirashi, 44-vjeç, i cili më pas është arrestuar nga policia.Hyseni u transportua me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranës aty ku ndërroi jetë .
‘Shtëpi bari’ në Krujë’, 2 elektricistë të OSHEE në pranga!
(19 Mars 2023)
Një tunel i përshtatur në ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga policia në Krujë. Në pranga kanë rënë Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi.Gjatë kontrolleve policia arriti të zbulojë ‘shtëpinë e barit’ ku ka sekuestruar 390 rrënjë kanabisi, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 punonjës të OSHEE-së Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist. Por këto arrestime kanë nxitur bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së.Ata kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat në shenjë proteste. Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme e cila furnizonteë tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit.Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.
Punonjësi i OSHE-së tentoi ti priste dritat, qytetari e godet me grushta në fytyrë
(31 MARS 2016)
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një qytetarë, i cili ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e OSHE-së.S.Ç., 47 vjeç, banues në Roskovec ka kundërshtuar që ti presë lidhjen e energjisë elektrike dhe ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin e OSHEE-së S.B., 62 vjeç, banues në Roskovec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodinë.Materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së shkallës së parë Fier, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Goditën punonjësit e OSHEE-së, arrestohet 54-vjeçari!
(20 Dhjetor, 2020)
Një 54-vjeçar me inicialet P.C. është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Xh.C. 19-vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grusht punonjësit e OSHE-së.“Goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë”, njofton policia.