Çfarë ndodhi në Vlorë/ Pikëpyetjet e publikut mbi një komunikatë policore

Nga Aida Topalli

Ditën e sotme, Policia e Vlorës bëri me dije se përgjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar janë ushtruar kontrolle në banesat e disa shtetasve, të etiketuar si pjesëtarë të një grupi kriminal. Si rezultat, thuhet në komunikatë, u vu në pranga shoferi i automjetit tip Toyota, Denis Karafili dhe u shpallën në kërkim katër shtetas të tjerë, Erand Hoxha, Olsi Koçeli, Klaus Islamaj dhe Inez Hajrulla.

Por çfarë ndodhi në orën 18 tek pallatet Aleksandria?

Sipas njoftimit të policisë, “Në lagjen Pavarësia, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Toyota”. Pasi i bëjnë thirrje, automjeti nuk është bindur dhe është larguar me shpejtësi, bashkë me pasagjerët. Duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Për rrjedhojë janë vënë në ndjekje të automjetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin në këtë automjet. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratimin e organeve të procedurës, u ushtruan kontrolle intensive në ambjente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve. Dhe sekuestrimin e sendevve të kundraligjshme, nisur nga informacionet e siguruar përmes inteligjencës informative, se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundraligjshme në banesat e tyre.”

Njoftimi i policisë minimalisht nuk është plotësisht i saktë dhe të përmbajë detyrimin e transparencës në raport me informimin publik. Lidhur me sa më sipër, mbetet si detyrim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë që të sqarojë publikun e gjerë për sa më poshtë:

Mjeti ka ndaluar dhe pas komunikimit me punjësit e policisë është larguar apo mjeti me shpejtësi ka thyer postobllokun e policisë?

Mjeti i sipërcituar në pronësi të kujt është?

Dhe a ka ky mjet karakteristika të veçanta?

Si u bë i mundur identifikimi i personave brenda mjetit nëse mjeti e ka thyer postobllokun e policisë, është larguar pa ndaluar në postobllokun e policisë, sepse besohet rëndom se njerëz të prezumuar të tillë, lëvizin me automjete me xhama të zinj.

Ku ndodhet automjeti tip Toyota aktualisht?

Është në ambjentet e DVP Vlorë, apo është në kërkim policor?

Sigurisht që publikut i vjen mirë që bashkëpunimi i organit procedurial me strukturat e Policisë së Shtetit është kaq efikas sa në harkun e jo shumë minutave, u autorizuan kontrollet e banesave apo këto kontrolle u kryen me justifikimin e kushteve të flagrancës?