Marrë nga PISK
Shqipëria nuk arrin të shfrytëzojë pasuritë e saj natyrore, vecanerisht kur behet fjale per qytetin e Bulqizes. Bulqiza qyteti i pasur nën tokë dhe i varfër mbi të… Nje qytet qe jeton mes paradoksit, te asaj se cfare ka falur Zoti dhe asaj se cfare kane mundur te gllaberojne nje dore njerzish, ku ne anen tjeter pjesa me e madhe e qytetit jeton ne varferi ekstreme, sic eshte dhe rasti i familjes Malaj…
Nje familje me 7 persona ku 5 prej tyre jane te mitur jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Edhe pse kërkesat për mbijetesë janë të shumta ditët e sotme, familja me 5 fëmijë pa të ardhura nuk arrin të përmbushin asnjërin prej tyre vetëm ti nënshtrohen varfërisë së tejskajshme, duke jetuar në një banesë të shkatërruar tërësisht dhe fëmijët duhet të përballen me këtë realitet të vyer që humb herë pas here shkëlqimin e syve të tyre dhe ëndërrat e tyre thjesht enden aty në jestikun mbi tokë….