Amnistia e 2017-ës, përgjegjësja kryesore për pafundësinë e viktimave në Turqi?

Nga Hatay, Aida Topalli

Ishte ora 4 e mëngjesit, ditë e hënë, datë 6 shkurt 2023. Në faqet e para të mediave botërore gëloi lajmi për një tragjedi natyrore. Një tërmet i fortë, 7.8 ballë, tronditi Lindjen dhe Juglindjen e Turqisë. Dhjetë qytete të gjunjëzuara. Miliona njerëz në rrugë. Dh për fat të keq, mijëra njerëz nën rrënoja.

Përballë një tragjedie të tillë, shteti që ju ka ardhur në ndihmë sa e sa vendeve të tjera në raste të tilla, i ktheu sytë nga bota.

Mijëra ndërtesa të rrënuara totalisht. Pallate që binin i shkrepëse, e të tjera të çara e të tronditura në themel.

Pamjet që u bënë virale ditët e para të tërmetit nëpër media e rrjete sociale, ishin shokuese.

Fëmijë që qanin. Të tjerë që nxirreshin të gjallë nga rrënojat, e sa e sat ë tjerë, fatkeqësisht të vdekur.

Mijëra vullnetarë dhe ekipe kërkim shpëtimi u nisën drejt shtetit turk, për tiu gjendur pranë në këtë situatë maksimalisht të vështirë.

Deri më tani, numri i jetëve të humbura i ka kaluar të 35-mijët, ndërsa kërkimet vijojnë ende.

Nuk munguan as mrekullitë. Edhe pas shumë ditësh kërkimesh, shumë të gjallë u nxorrën nga rrënojat. Ngjarje këto që të bëjnë të shpresosh për lajme të mira.

Në një situatë të tillë, kaotike, të rralla në histori, replika.al vendosi të udhëtojë drejt Lindjes së Turqisë, për të parë nga afër gjendjen.

Ndalesa e parë ishte në Gaziantep, 12 shkurt 2023. Një qytet që e kishte pllakosur zia. Çdo gjë e mbyllur. Njerëzit të strehuar nëpër çadra. Shtëpi të boshatisura. Fytyra të trishtuara. Dişa pamje të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë.

Më tej rrugëtimi vijoi me nisjen drejt një prej qyteteve më të shkatërruara, Hatay.

Përgjatë gjithë vijës së përshkruar, nuk shikoje asgjë tjetër, përveçse çadra, shtëpi të shembura, rrugë të plasaritura.

Kamiona të mëdhenj që dërgonin ndihma.

Kjo ishte pamja që të ofronte një pjesë e mirë e rrugës. Por me të hyrë në afërsi të Hatay-t, situata sa vinte dhe rëndohej.

Rrafshimet fillonin që në Nurda, një zonë e varfër disa kilometra pa hyrë në Hatay.

Ajo që të ringjallte pak ishin të qeshurat e fëmijëve që mund të takoje rrugës.

Por, asnjë nga këto pamje, nuk kishte të krahasuar me atë të qytetit të ri të Hatay-t. Të gjitha pallatet ishin ose të rrënuara totalisht, ose të shkatërruara.

Apokalips, vetëm kjo fjalë mund ta përshkruajë pak a shumë situatën këtu.

Trafik, pluhur, njerëz të pastrehë, radhë për të marrë ushqim e rroba….

Ekipe që vijonin gërmimet për nxjerrje trupash. Familjarë të përlotur e që i luteshin Zotit për mrekulli.

Situatë që vështirë të pranohet si e vërtetë.

Dita e parë ishte shumë e vështirë. Sepse të pranoje një pamje të tillë, duhej forcë e madhe.

Në Hatay mungonin vendet për të fjetur. Replika u strehua nga qendra e Emergjencave Shtetërore Turke, AFAD.

Personelet kishin mbërritur nga Ankara-ja dhe qytete të tjera. Arsyeja?

Sepse zyrtarët e Hatay-t, ose kishin humbur jetën nën rrënoja, ose ishin dëmtuar. Ata kishin nevojë për ndihmë. Përballë një situate të tillë, duhej ndihma e qyteteve të tjera.

 

Vetë ekipet, shqetësohen për mungesë organizimi dhe forcash për të bërë sa duhet për këtë tragjedi.

Manaxhimi është shumë i vështirë. Bëhet fjalë për mijëra grupe të cilat duhet të jenë të shpërndarë në terren, për të vijuar kërkimet dhe për të shpëtuar në kohë ata që vijojnë të jenë nën rrënoja.

 

Qytetarët nga ana tjetër janë të irrituar nga këto vonesa. Replika ka dëgjuar e parë dişa prej tyre, të cilët thonë hapur se askush nuk ka shkuar ti shohë.

 

Më tej, replika udhëtoi në qytetin e vjetër të Hatay-t, në qendër të Antakia. Aty ku ishin të gjitha godinat dhe pallatet e vjetra. Asnjëra e dëmtuar.

Dy realitete të kundërta.

Këtu, fillon të vërtetohet edhe cilësia e ndërtimit. Këto godina të ndërtuara në vitet e fundit, a kishin me të vërtetë cilësi të dobët?

Përqindja më e madhë është, po.

Një nga gabimet më të mëdha të Erdogan, mund të thuhet pa frikë se është amnistia e ndërtimeve bërë në vitin 2017.

Ndërtime ilegale të pakontrolluara.

Nëse një vendim i tillë nuk do të ishte marrë, sigurisht që nuk do parandalonin tragjedinë natyrore, por së paku do të minimizoni numrin e jetëve të humbura.