Zjarri në nënstacionin elektrik, mbyllet aeroporti në Londër, anulohen 1350 fluturime
Një zjarri i madh shpërtheu në një nënstacion elektrik në Hayes, Londër, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mbylljen e Aeroportit Heathrow, më të ngarkuarin në Europë. Flakët dhe tymi i dendur u panë në mediat sociale, ndërsa mbi 70 zjarrfikës luftuan për të shuar zjarrin. Rreth 150 banorë u evakuan nga zona, ndërsa 16,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike.
Për pasojë, 1350 fluturime u anuluan, dhe aeroporti njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur gjatë gjithë ditës për sigurinë e udhëtarëve dhe stafit. Udhëtarët u paralajmëruan të mos udhëtojnë drejt aeroportit deri në rihapjen e tij. Mbyllja e aeroportit ka sjellë vonesa dhe ka rikujtuar defektet e sistemit të kontrollit ajror që shkaktuan vonesa të ngjashme në vitin 2023.