Zjarret në Kanada përkeqësojnë cilësinë e ajrit në SHBA
Smogu si pasojë e zjarreve në Kanada vijon të mbetet i pranishëm ende në disa qytete të mëdha në SHBA. Banorët shprehen se cilësia e ajrit është vërtet e rëndë dhe kjo po ndikon në shëndetin e tyre.
BANOR: Unë kam astmë, kështu që po që jam i shqetësuar për këtë. Frymëmarrja ime po rëndohet. E shikoni si vijon të jetë qielli në Nju Jork.
https://twitter.com/i/status/1664974624659062784
Shitësit që ngrenë tezgat e tyre në qendër të Uashingtonit flasin për pasojat që kanë sjellë zjarret.
BANOR: Po më shqetëson vërtet, sepse kam astmë, kështu që duhet të mbaj një maskë. Fyti po dhemb.
Trenat ishin më pak të mbushur me njerëz se zakonisht pasi shumë kompani në qytet u kanë bërë thirrje banorëve të punojnë nga shtëpia. Disa shërbime jo thelbësore janë pezulluar, duke përfshirë parqet dhe rekreacionin, ndërtimin e rrugëve dhe grumbullimin e mbeturinave. Një pjesë e madhe e banorëve shprehen se shëtitjet janë bërë të pamundura.
BANOR: Nuk bëj shëtitje të gjata 90-minutëshe në mëngjes si zakonisht. Mendoj se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja tanimë më janë përkeqësuar për shkak të ajrit të keq.
Të dhënat e qeverisë tregojnë se cilësia e ajrit është në nivelin e brrezikshëm në Uashington. Studiuesit shprehen se zjarret do të ndodhin më shpesh dhe me intensitet më të lartë për shkak të ndryshimeve klimatike.
METEROLOGE ALLISON CRIMMINS: Nuk mund të mohosh që ndryshimi i klimës është një pjesë shumë e madhe e kësaj që po ndodh. Por ne nuk e lidhim gjithmonë ndryshimin e klimës me shëndetin e familjeve tona. Por kjo që po ndodh po ndikon vërtet në shëndetin e njerëzve.
Kanadaja po përballet me zjarret më të fuqishme duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët, ndërsa dëmet janë të mëdha.