Zjarr në një kamp refugjatësh në Gjermani, një i vdekur

Një emigrant ka humbur jetën, pasi shpërthimit të një zjarri në një kamp refugjatësh në Hamburg të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Sipas të dhënave në momentin e zjarrit ndodheshin 10 refugjatë dhe sipas raporteve janë shkatërruar rreth 10 kontejnerë nga flakët.

Si pasojë e dëmeve të shkaktuara në ndërtesë, autoritetet gjermane do të transferojnë në një zonë tjetër.