Zgjedhjet, ja kush po udhëheq garën në kryeqytet

Numërimi i votave në Turqi po vijon me ritme të shpejta. Bëhet e ditur se partia e Erdogan po humbet në bastionet e saj në Turqinë Juglindore.

Ajo çfarë është vënë re , është fakti se kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu, tani është përpara në Stamboll, ndërsa janë numëruar vetëm 54.56 % të votave.

Edhe pse deri më tani, presidentit Erdogan vijon të kryesojë me 51. 64%, ndërsa rivali kryesor i presidentit turk dhe kandidati i gjashtë partive opozitare, Kemal Kilicdaroglu, merr 42.11%.

Kandidati i tretë Sinan Ogan mbledh 5.33% dhe Muharrem Ince 0.53%.