Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab jep dorëheqjen
Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga qeveria pas një hetimi të pavarur, rreth ankesave se ai i ka ngacmuar kolegët. Humbja e zyrtarit të tretë të lartë, për shkak të sjelljes personale në periudhë gjashtëmujore do t’i dëmtojë përpjekjet e Sunakut për ta ringjallur Partinë Konservatore, dhe përbën një tjetër turpërim për të, pasi ai është zotuar për qeverisje me integritet.
Sunak ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Sunakut me dhimbje të thellë, mirëpo ka thënë se është e rëndësishme që ministrat të vendosin standardet më të larta. Si zëvendëskryeministër, Raab nuk ka pasur pushtet formal, mirëpo është angazhuar për kryeministrin, nëse ai ka qenë jashtë Parlamentit.
Megjithatë, ai ka qenë aleat i ngushtë politik i Sunakut, dhe i ka ndihmuar në lansim të fushatës për kryeministër, verën e kaluar.Në hetimet pesëmujore për sjelljen e Raabit, është thënë se disa zyrtarë qeveritarë, nga tri departamente të ndryshme, janë ankuar se ai i ka përqeshur. Në raportin e avokatit, Adam Tolley, është gjetur se Raab ka vepruar në një mënyrë që ka qenë “frikësuese” dhe “vazhdimisht agresive”.