Zbulohet kulti fetar që praktikon agjërimin deri në vdekje në Kenia
73 besimtarë që ndiqnin një kult fetar duke agjeruar deri në vdekje janë gjetur të vdekur në një varr masiv në Kenia. Trupat e pajetë janë gjetur në një pyll në lindje të vendit ndërsa 112 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Autoritet atje kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave. Njëri prej tyre dyshohet se ishte bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të kultit. Udhëheqësi i kultit, Paul Mackenzie, u arrestua më 14 prill pas informacioneve për ekzistencën e varreve masive që përmbanin trupat e të paktën 31 prej ndjekësve të tij. Thuhet se ai i bindi ndjekësit e tij për të agjëruar deri në vdekje në mënyrë që ata të takonin perëndinë.
Mackenzie u arrestua dy herë më parë në vitin 2019 dhe në mars të këtij viti në lidhje me vdekjet e 2 fëmijëve. Sakaq, presidenti i Kenias Ëilliam Ruto ka urdhëruar autoritet ta trajtojë rastinsi një çështje penale që nuk lidhet me asnjë fe.