“Zbrasën” armët antitank, ja si ndodhi sulmi pranë parlamentit në Ankara (Video)

Furgoni i dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në Ankara pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi.

Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me një armë antitank të tipit LAV. Ja nga vjen shpërthimi i madh që shihet në video:

 

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya njoftoi se policët Alim Reis Demirel dhe Erkan Karataş, të cilët u plagosën në sulmin terrorist në Ankara, nuk janë në rrezik për jetën. Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri tha se po vazhdon trajtimi i policëve tanë heroikë që u plagosën në tentativën për sulm terrorist para portës së hyrjes së Ministrisë së Brendshme. Fatmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta jonë kundër terrorizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, tregtarëve të drogës, bandave dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë me vendosmëri”.

Sulm terrorist pranë Parlamentit në Ankara.

Ministria e Brendshme turke tha se terroristët shpërthyen një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur dy policë, ndërsa kamikazi dhe një sulmues tjetër u vranë gjithashtu.

 

 

(BalkanWeb)