Zbardhet telefonata mes Putinit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, diskutuan për…

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku një nga temat kryesore ishte shkëmbimi i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Kremlinit, Putin e falënderoi presidentin e Emirateve për ndërmjetësimin në këtë proces, ndërsa gjatë bisedës u diskutuan edhe bisedimet ruso-amerikane për situatën në Ukrainë.

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbështeti përpjekjet e ndërmarra nga Rusia dhe SHBA, dhe veçanërisht mirëpriti konsultimet midis grupeve të ekspertëve në Riad sot,” – raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Në një nga ndërmjetësimet më të fundit të Emirateve, më 19 mars, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 175 robër lufte secila. Në total, Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se kanë ndërmjetësuar shkëmbimin e rreth 3,000 robërve të luftës midis dy vendeve.