Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nënvizuar nevojën për vazhdimin e ndihmës humanitare në Gaza, gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanhayu.
Gjatë bisedës së tij me Netanyahun të hënën, Biden përshëndeti gjithashtu lirimin e Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz, dy gra të moshuara që mbaheshin peng nga Hamasi në Gaza.
Biden më pas përsëriti angazhimin e tij ndaj “përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të marra nga Hamasi”, ndërsa bëri thirrje për kalimin e sigurt të civilëve nga Gaza.
Më herët të hënën, ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamas tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në enklavë ishte rritur në 5,087 që kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit. Shifra përfshinte 436 viktima, 182 prej të cilëve ishin fëmijë, të cilët ishin vrarë në 24 orët e mëparshme.