Xi Jinping merr mandatin e tretë pesëvjeçar

Udhëheqësit kinez Xi Jinping mori një mandat i tretë pesëvjeçar si president i Kinës . Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

Vota për Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet. Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi nga Kushtetuta kineze më herët, duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.

Xi gjithashtu u emërua unanimisht komandant i Ushtrisë Çlirimtare Popullore prej 2 milionë anëtarësh, një forcë që në mënyrë eksplicite merr urdhrat e saj nga partia, dhe jo nga vendi.

Në votimet e tjera, zyrtari i rangut të tretë të partisë Zhao Leji u emërua kreu i Kongresit Popullor Kombëtar. Shumica dërrmuese e punës legjislative të organit drejtohet nga Komiteti i Përhershëm i tij, i cili mblidhet gjatë gjithë vitit.

Mandati i ri i Xi dhe emërimi i njerëzve të afërt me të në postet kryesore nënvizon monopolin e tij mbi pushtetin politik kinez, duke eliminuar çdo kundërshtar të mundshëm ndaj agjendës së tij tepër nacionaliste për ndërtimin e Kinës si rivali më i lartë politik, ushtarak dhe ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sfiduesit më të madh të rendit botëror demokratik të udhëhequr nga Uashingtoni.

Xi bëri thirrje për “ngritje më të shpejtë të forcave të armatosura në standardet e rangut botëror”. “Kina duhet të maksimizojë aftësitë e saj strategjike kombëtare në një përpjekje për të përmirësuar sistematikisht forcën e përgjithshme të vendit për t’u përballur me rreziqet strategjike, për të mbrojtur interesat strategjike dhe për të realizuar objektivat strategjike”, citohet të ketë thënë Xi në takimin me delegatët.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *