WhatsApp së shpejti me funksion të ri mbi privatësinë
WhatsApp së shpejti me funksion të ri mbi privatësinë. Aplikacioni i Meta-Facebook mund të shtojë opsionin Chat Lock, nëpërmjet të cilit përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë një bisedë, e cila mund të lexohet vetëm me një akses me gjurmën e gishtit ose një paswcode.
Madje nëse dikush tjetër do të tentojë të hapë këtë bisedë dhe nuk arrin vertetimin, atëherë ajo do të fshihet.Gjithashtu bisedat me kod nuk do te jene të dukshme në listën e chateve të aplikacionit. Fuksnioni mund të aktivizihohet direkt nga menu-*ja e informacioneve të chatit, dhe me kontakte te vecanta, por edhe me grup.
Të gjitha këto biseda të etiketuara do të jenë të dukshme vetëm në një tjetër dritare, pas vendosjes së gjurmës së gishitit apo pasëordit. Ndërkohë që foto dhe video në bisedat e fshehta nuk do të shpetohen automatikisht në galerine e smartphonit sic ndodh me komunikimet tradicionale.