Vritet me thikë një vajzë në një jetimore në Poloni , arrestohet 19 vjeçari

Një 19-vjeçar ka vrarë me thikë një vajzë adoleshente dhe ka plagosur 9 persona të tjerë në një jetimore në qytetin Lodz në Poloni. Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar në banesën e tij rreth një orë pas krimit  ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

19-vjeçari do ti nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit për të parë nëse ka vepruar nën efektin e tyre.Agjencia polake e lajmeve PAPA shkruan se 19-vejacri është ish-i dashuri i viktimës i cili ka mundur të hyjë në jetimore përmes dritares.

Policia po heton marrëdhënien që ka patur 16-vjeçarja me autorin. Në momentin e ngjarjes kanë qënë 13 persona përfshirë një punonjës.