Votuesit skeptikë për rikandidimin e Biden

Vetëm një ditë pasi shpalli kandidaturën për presidencialet e 2024, votuesit janë ende skeptikë për mënyrën sesi presidenti amerikan Joe Biden do të drejtojë fushatën e tij.

Në sondazh i Reuters/ Ipsos tregon se 70% e amerikanëve  dhe 51% e demokratëve  mendojnë se ai nuk duhet të kërkonte rizgjedhje dhe kjo identifikon një shqetësim të madh për shkak të moshës së tij. Ekspertët  për Reuters shprehen se  edhe pse “luftëtarët” janë të njëjtë  nëse Trump mund të fitojë në 2024, votuesit kërkoj një risi dhe jo një rikthim të garës së tyre të mëparshme.

PROFESORE E SHKENCAVE POLITIKE E UNIVERSITETIT BROWN WENDY SCHILLER: Pyetja për demokratët është e thjeshtë: sigurohuni që njerëzit të kuptojnë se kur votojnë për Joe Biden , ata po votojnë për platformën e Partisë Demokratike dhe cila është ajo platform ? Ky rikandidim nuk ka të bëjë vetëm me një lëvizje anti-Trump kjo ka të bëjë me ruajtjen e të drejtës për t’u organizuar për punën.

Disa votues në Teksas shprehën gjithashtu shqetësim për moshën e presidentit Joe Biden.

 TERRY PANAMA, BANORE E TEXASIT: Ai është shumë i vjetër.  Ishte shumë i vjetër më parë dhe tani është shumë i vjetër. Ne kemi nevojë për dikë më të ri, por mundësisht një republican.

Votuesit në Los Anxhelos patën reagime të ndryshme.

TERRI CROOKHAM, BANOR I LAS VEGASIT: Ne kemi nevojë për diçka që ndoshta vendet e tjera për shumë çështje që i përkasin Amërikës duke filluar që nga siguria. Këto zgjedhje të reja kërkojnë udhëheqje të re.

Ndërkaq në Seattle shumica e votuesve të regjistruar nuk duan që as Biden dhe as Trump të kandidojnë përsëri.

BANORI I SEATTLE: Epo, thjesht, është koha që të kemi pak gjak të ri në presidencë. Ishte vërtet bukur kur Barack ishte në vend sepse ai ishte një burrë më i ri, kishte pak më shumë energji. Por  tanimëdo të ishte mirë të dilnim nga patriarkia e vjetër e meshkujve të bardhë dhe të futeshim në diçka tjetër.

Mjekët e shpallën Biden , i cili nuk pi alkool dhe kryen aktivitet fizik pesë herë në javë, të aftë për detyrë pas një ekzaminimi në shkurt. Shtëpia e Bardhë thotë se të dhënat e tij tregojnë se ai është mjaft i mprehtë mendërisht për të vazhduar këtë rizgjedhje. Nga ana tjetër në sferën e politikës së jashtme, Biden mund të tregojë veprimet e tij për të mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit nga Rusia, por ekspertët thonë se Trump se mund të shfrytëzojë mbështetjen publike në mënyrë që të rigenociojë për rikthimin e paqes.

Një nga arsyet pse Biden është kaq i vendosur të përpiqet të mbajë Shtëpinë e Bardhë është sepse ai është i bindur se ai është i vetmi që mund ta mposhtë  Trump por kjo sipas ekspertëve duhet parë në vijim pasi ky i fundit pavarësisht se akuzohet për krim gëzon ende një mbështetje të madhe në mesin e votuesëve.

Vitin e kaluar, 54 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nënshkruan një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë duke shprehur “shqetësim” për gjendjen e Biden , pengesat në podiume, gafat. Në letër thuhej gjithashtu një numër gabimesh dhe keqdeklarimesh të Bidenit gjatë presidencës së tij. Këto lloj shqetësimesh të theksuara janë bërë jehonë nga Donald Trump, i cili aktualisht është pretendenti kryesor për nominimin presidencial republikan 2024.  Në mitingjet politike në prag të zgjedhjeve afatmesme të Kongresit vitin e kaluar, sipas ekspertëve Trump i përdorte videot kur presidenti amerikan pengohej teksa mbante fjalime dhe deklaratave të pakuptimta që ai jepte në lidhje me çështje të ndryshme si një lloj arme për t’iu drejtuar votuesëve që ta zgjedhin edhe për 2024.