Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se ekspertët e hekurudhave do të udhëtojnë në Athinë pas tragjedisë së ndodhur në Larsia të Greqisë ku humbën jetën 57 njerëz.
“Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi në një postim në tuiter Von der Leyen pas një bisede telefonike tw zhvilluar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Të dy diskutuan mbështetjen e mëtejshme teknike që blloku mund t’i japë shtetit fqinj për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre.
Nga ana tjetër Mitsotakis kryeministri falënderoi Von der Leyen për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës së qeverisë greke ku theksoi se do të mobilizohen të gjitha burimet në dispozicion. Vlen të theksohet se tragjedia në Larisa ishte një nga aksidentet më të rënda në historinë e Greqisë .