Volodymyr Zelensky: Rusia do të mposhtet sikurse u mposht Gjermania Naziste në Luftën e Dytë Botërore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se forcat ruse do të mposhten në Ukrainë sikurse u mposht Gjermania Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“E gjithë ligësia e së shkuarës, që po risillet nga Rusia moderne do të mposhtet, ashtu sikurse u mposht nazizmi. Ashtu sikurse së bashku mposhtëm ligësinë atëherë, së bashku jemi duke mposhtur një ligësi të ngjashme”, tha Zelensky përmes një video-mesazhi, që e incizoi duke qëndruar para një memoriali të luftës.
Ky mesazh i presidentit ukrainas vjen në përvjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste ndaj forcave aleate më 8 maj 1945, dhe një ditë para Ditës së Fitores, që Moska feston për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Today, our team managed to bring back 45 more of our warriors from 🇷🇺 captivity. They all defended Azovstal. National Guardsmen. 35 privates and sergeants, 10 officers.
We must return and will return all our people from 🇷🇺 captivity!
Thank you to each and every one who helps… pic.twitter.com/vhEQJY4Quk— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 6, 2023
Zelensky tha se ka dërguar një projektligj në Parlament për të shënuar zyrtarisht në Ukrainë më 8 maj ditën e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe për festimin e Ditës së Evropës më 9 maj, duke distancuar edhe më tej shtetin e tij nga Moska.
Ai tha se Kremlini është përgjegjës “për agresion dhe aneksim, pushtim dhe dëbim”, por edhe për “vrasje në masë dhe torturë”. “Për të gjitha këto ne do të përgjigjemi me fitoren tonë, fitoren e Ukrainës dhe botës së lirë”, tha Zelensky.