Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdoan i cili bën me dije se vizita mund të vijë me rastin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të vendit të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse Rosatom.

RECEP TAYYIP ERDOĞAN-PRESIDENT I TURQISË: Putini mund të jetë i pranishëm më 27 prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë.

Por pala ruse ka mohuar se Putin po planifikon të vizitojë Turqinë. Mësohet se Putin dhe Erdogan  kane diskutura me heret gjatë një bisede telefonike zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë ndërtimin e termocentralit bërthamor në qytetin Akkuyu. Termocentrali , që pritet ti kushtojë qeversisë turke 20 miliardë dollarë do të fillojë të prodhojë energji këtë vit.