Vizita historike e Presidentit Biden në Kiev, Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë japin detaje nga vizita enigmatike

Presidenti i SHBA Joe Biden vizitoi për herë të parë ditën e sotme Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus. Nje vizitë historike dhe padyshim shumë inigmatike.

Por çfarë lloj planifikimi ndodh pas një udhëtimi të tillë?

Në një deklaratë më herët sot, administratorët e lartë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan sfidat logjistike që paraqiste udhëtimi.

Kate Bedingfiel drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se vizita ishte “e ndërlikuar dhe e vështirë nga ana logjistike”.

“Ndryshe nga vizitat e mëparshme nga presidentët në zonat e luftës, si Iraku dhe Afganistani, SHBA padyshim nuk ka një prani ushtarake në terren në Ukrainë, gjë që e bëri vizitën e një presidenti në detyrë edhe më sfiduese”, tha ajo.

Ajo tha ndër të tjera se Biden ishte i gatshëm të merrte rrezikun dhe udhëtimi dërgoi një “mesazh të fuqishëm”.

Edhe Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare, shtoi se vizita sekrete ishte “planifikuar me përpikëri për një periudhë muajsh”.

Ai tha se ishte bërë në një shkallë shumë më të vogël se vizitat e mëparshme, me vetëm një “grusht” njerëzish të përfshirë në planifikimin për sigurinë operacionale.