Punonjësit e shpëtimit nga Departamenti i Zjarrfikësve të Stambollit kanë nxjerrë nga nën rrënoja një djalë 13-vjeçar pasi ai kaloi 228 orë atje pas tërmeteve vdekjeprurëse.
Mustafai u shpëtua në qytetin jugor të Turqisë, Kahramanmarash, i cili është goditur veçanërisht keq. Videoja e publikuar nga bashkia e Stambollit tregonte momentin kur adoleshenti u shpëtua dhe u mor nga ekipet e urgjencës.
Gjatë shpëtimit një grua iu bashkua ekipeve për të gjetur djalin teksa iu shprehte atyre se mbrapa tendës nën rrënoja ndodheshin dy fëmijë.
Për ironi të fatit teksa ekipet e shpëtimit e nxorrën të gjallë djalin, 13 vjeçari falenderoi ekipet por i pyeti ata se kush iu kishte thenë atyre se ata ndodheshin nën rrënojat e një tende.
“Ne të shpëtuam pas kaq shumë orësh. Na tha nëna juaj që ti ndodheshe atje”, u shprehën ekipet e kërkim-shpëtimit. “Nuk ka mundësi mamaja ime ka vdekur rreth 4 vjet më parë”, u shpreh djali duke lënë pa fjalë të gjithë ekipet .
Skenat e shpëtimit si kjo kanë dhënë momente shprese mes një deti shkatërrimi, me numrin e të vdekurve pas dy tërmeteve që aktualisht qëndron në mbi 41,000 dhe pritet të rritet shumë.
A 13-year-old boy named Mustafa has been pulled from underneath the rubble of a destroyed building in Turkey – 228 hours after deadly earthquakes struck the country ⤵️
🔴 LIVE updates: https://t.co/qrSajDwfOi pic.twitter.com/3nBWBx99WQ
— Al Jazeera English (@AJEnglish) February 16, 2023