VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë shumëkatëshe në SHBA, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë në Ohio të SHBA-së duke hedhur në erë pjesën më të madhe të katit të një ndërtese të lartë.

Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i vrarë një punonjës banke dhe disa të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë zyrtarët e urgjencës besuan se shkaku i shpërthimit ishte i lidhur me gazin, por shefi i zjarrfikësve më vonë tha se rrethanat rreth zjarrit ishin ende nën hetim.