VIDEO/ Qytetarët konfrontohen me ministrin turk që viziton rrënojat e tërmetit

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Turqi,  Vahit Kirişci, është pritur jo fort mirë në zonat e prekura nga tërmeti.

Teksa ishte në një vizitë në Adana, ministri turk hasi në rezoltën e qytetarëve të cilët kërkonin më shumë vinça për të ndërhyrë në zonat e tërmetit.

“A nuk jeni ju shteti? A nuk ke mundur të na sjell një vinç?”, dëgjohet duke bërtitën qytetarët.

 

Kujtojmë se tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi mbi 11000 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.