(VIDEO) Panik në Turqi e Siri, njerëzit vrapojnë nga toka që dridhet
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit të sotëm me mqgnitudë 6.4 ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat turke raportojnë se kanë ndodhur tërmete të forta dhe se ka panik tek qytetarët.
Ndërkohë, janë publikuar video të tjera të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë ditës së sotme.
Një reportere e tmerruar e CNN Turkey shpërtheu në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë teksa përshkruante se çfarë po ndodhte në rrugët e Turqisë.
“Toka na rrëshqiti nën këmbë, ishte një tërmet tepër i fuqishëm. Gjithçka është plot tym tani dhe më shumë ndërtesa janë shembur, raportoi gazetari i CNN, Turk Buse Deviren.
Në tërmetin shkatërrues me magnitudë 7.8 që tronditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, 41,000 njerëz vdiqën në Turqi dhe rreth 6,000 në Siri, dhe më shumë se një milion njerëz mbetën të pastrehë.
https://twitter.com/i/status/1627727064207081475
https://twitter.com/i/status/1627728068260556801