Pjesa veriore e Francës është përmbytur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar edhe daljen e lumenjve nga shtrati.
I gjithë veriu është nën alarmin e kuq, që ka hyrë në fuqi nga fillimi i javës, me dëmet që i kanë kaluar tashmë miliona euro, raporton France24.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët, kryesisht në qytetet në veri, por edhe qendër, që të shmangin daljet me automjete, sepse qarkullimi konsiderohet si ekstremisht i vështirë.
Dhjetëra zona përkatësisht 69 qytete e zona rurale, sipas mediave franceze, janë mbyllur dhe izoluar totalisht. Shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë.